Mohoi ndërhyrjet e shumta kirurgjikale , doktoresha ruse publikon ‘faktet’ për Arbenita Ismajlin

12:48 09/09/20203min123
BeFunky-collage-2-4-scaled-1-1068x594

Disa kohë më parë modelja Arbenita Ismajli u zhduk papritmas nga rrjetet sociale duke mos dhënë asnjë shpjegim për fansat e saj. Në të njëjtën periudhë në rrjet u publikuan dhe disa pamje të saj nga një doktoreshë ruse, e cila tregonte se Ismajli kishte kryer ndërhyrje të shumta kirurgjikale në pjesën e fytyrës.

Klinika ruse tregoi nëpërmjet fotove që Arbenita kishte bërë ‘fillers’ në buzë, hundë, mollëza si dhe kishte rregulluar formën e nofullës.

Ndërkaq 22 vjeçarja mohoi kategorikisht këto ndërhyrje duke ndarë madje fotografi të pamjes së saj, ku duket si gjithmonë për hir të së vërtetës. Megjithatë dyshimet janë bërë edhe më të forta pasi doktoresha ruse e cila ndau pamjet më herët në rrjet është përgjigjur se Arbenita ka qenë paciente e saj, pasi ajo ndan vetëm fotografi të punës reale të saj.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”, ishte pyetja drejtua saj në ‘Instastory’.

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”, është përgjigjia mjekjes ruse.

Arbenita ende nuk ka reaguar lidhur me këtë fakt, megjithatë ajo duket krejt natyrale në pamjet që ka ndarë në rrjete sociale këtë periudhë dhe kjo deklaratë po e bën rrjetin lëmsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto