Moderatorja Jonida Shehu jep një përgjigje elegante për bashkëpunimin e saj me Adi Krastën

20:51 05/11/20203min82
939810F8-4935-4D82-AFA0-FCE7ABC4A501-840x440

Jonida Shehu ishte e ftuara e sotme tek “ABC e pasdites”. Moderatorja ka nisur tashmë programin  e saj të ri, në ABC News. Në intervistën me Ermal Peçin, Jonida tregoi detaje rreth programit të sezonit të kaluar “Soiree” si dhe për bashkëpunimin e saj me Adi Krastën.

 

“Soiree ishte një projekt i një ekipi  që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma ‘A do të filloj programi?”  Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vëshitra që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhue ta ndalonin,” është shprehur Jonida.

 

Ndërkaq, përsa i përket një ri-prezantimi krahë Adi Krastës, Jonida ka thënë: “Unë e kam provuar dhe nuk është kaq e thjeshtë. Nëse do më kthenin serish, të më thonin të prezantoja, prapë do thoja jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *