Moderatorja i bën dedikimin prekës babait të ndjerë

17:43 04/12/20203min122
dojna

Babai Dojna Memës humbi jetën një vit më parë, e me gjithë dhimbjen e lënë pas, moderatorja i dedikoi disa fjalë prekëse.

dojna mema (4)

Ajo publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me babain, krah së cilës shkroi:

dojna mema (2)

Një vit pa të prekur dorën, pa të ndjerë erën dhe pa të përqafuar. Një vit, ku zemrën e kam pasur plot me ty dhe mendjen çdo ditë tek ti.

Faleminderit bab që ke qenë aq pranë meje sa tani që nuk je më fizikisht, jemi bërë NJË e vetme. Ti je unë, e unë jam ti. Gjithmonë!

dojna mema (3)

Që nga koha kur ndërroi jetë, moderatorja e ka kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë foto shumë të veçanta në rrjetet sociale.

dojna mema (2)

Disa javë më parë ajo publikoi një fotografi nga dita e martesës së nënës dhe babait të saj, në të cilën shfaqeshin shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

dojna mema chiara ferragni (2)

Pas humbjes së tij, Dojna u rikthye shpejt në ekran, duke treguar se është shumë e fortë dhe se do të vazhdojë të ecë përpara me dhimbje të madhe, por me sigurinë që do të ketë gjithmonë bekimin e të atit nga qielli.

dojna mema (3)m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto