Mjeku italian : “Mos e bëni tamponin, shkakton infeksion”

15:01 10/09/20201min346
mjeku-1

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, mjeku italian Roberto Petrella ka deklaruar se nuk duhet të bëhet tamponi i koronavirusit pasi përmban shumë baktere dhe krijon infeksion.

Kur u pyet se përse nuk duhet të merret pështyma me tampon, mjeku i specializuar në obsetro-gjinekologji, u shpreh :

“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit.”

Ai tha se është dhe kundër vaksinës, pasi ajo nuk ndihmon, por vetëm dëmton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto