Mjeku i njohur Tritan Kalo tregon si të shmangim karantinën

11:50 07/10/20204min272
TRITAN-KALO-696x354

Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë shqiptarët, për të zbatuar masat anti-covid.

Këto tre pika sipas Kalos janë një mënyrë që të evitohet rritja e rasteve pozitive dhe gjithashtu rikthimin i karantinës.

1- Masat e mbrojtjes individuale/Maskat që mbulojnë gojën dhe hundën njëkohësisht në mjediset e mbyllura apo aty ku ka shumë persona njëkohësisht,

2- Distancimin fizik kurdoherë kur një gjë e tillë është e mundëshme,

3- Higjenën individuale/larjen e duarve dhe higjenën kolektive të mjediseve ku punojmë, shkollohemi, shplodhemi, argëtohemi dhe jetojmë ishin, janë dhe do të mbeten tre elementë thelbësorë në vijimësinë e përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19

Mjeku gjithashtu shton se vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë dhe të solidarizohemi me mjekët do të mund të përballojmë këtë situatë.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….7.10.2020….SOLIDARITET = SOLI-DARI-TET = Vetëm-guximtari-ja del në krye: Punës, Profesionit dhe Përkushtimit ndaj të tjerëve….Solidariteti ynë me ARMATËN e punonjësve të Shëndetsisë Publike dhe jo vetëm, për të respektuar: 1- Masat e mbrotjes individuale/Maskat që mbulojnë gojën dhe hundën njëkohësisht në mjediset e mbyllura apo aty ku ka shumë persona njëkohësisht, 2- Distancimin fizik kurdoherë kur një gjë e tillë është e mundëshme, 3- Higjenën individuale/larjen e duarve dhe higjenën kolektive të mjediseve ku punojmë, shkollohemi, shplodhemi, argëtohemi dhe jetojmë ishin, janë dhe do të mbeten tre elementë thelbësorë në vijimësinë e përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, POR edhe në solidaritet e mirëkuptim të PËRPJEKJEVE të çdominutëshme të kësaj Armate për të mbrojtur jetët tona….

A ËSHTË kjo vala e parë, e dytë, e tretë  apo e katërt e Pandemisë, një gjë e tillë pak rëndësi ka në aspektin e EPIDEMIOLOGJISË FAKTIKE/REALE, rëndësi ka fakti se infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 është ulur këmbëkryq prej shumë muajsh KUDO nëpër Botë, e me siguri një situatë e tillë do vijojë edhe për disa kohë …..Teorizimet le tua lëmë më shumë GJITHOLLOGËVE dhe kërkuesve të PROTAGONIZMIT përgjatë këtyre kohëve kovidiane….

RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..JEMI vetëm NE, “il poppolo Albanese”, që do të vuajmë pasojat e saj sikundër ndodhi edhe në të shkuarën e afërt, DHE jo “ish-brekëgrisurit e djeshëm” dhe “milionerët/pasunarët e sotëm”, ndaj na takon NE dhe vetëm e vetëm NE, që të tregojmë shkallën më të lartë të KUJDESIT dhe të SOLIDARITETIT me dhe për njëri tjetrin në këtë përballje….MIRËKUPTIMI dhe BASHKVEPRIMI ndërmjet nesh janë të domozdoshme në këtë proçes….”Koha është e Maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve” (A.A.)….PANIK jo dhe vetëm jo….KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….TOGETHER for EVER!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto