Mjeku i njohur niset me urgjencë drejt Turqisë, cila është pajisja që Shqipëria nuk e ka që ndihmon të infektuar me koronavirus

09:46 24/09/20202min343
8d598cf3225533958f3140bcee89b5b8_L

Shefi i ORL në spitalin Francez në QSUT, Besim Boçi është nisur me urgjencë drejt Turqisë, për një trajtim më të specializuar, pasi gjendja e tij është përkeqësuar për shkak të COVID-19.

Personazhe të njohur janë dërguar drejt Turisë apo shtete të tjera për një trajtim më të specializuar, dhe kjo vjen pasi në Shqipëria mungon aparatura e quajtur ECMO.

ECMO është një aparaturë e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gjak dhe heq dioksidin e karbonit, që i ndihmon pacientët me Covid-19 të stabilizohen.

Kjo pajisje është më e specializuar se respiratorët dhe trajtimi me të kushton 45 mijë paund. ECMO është një pajisje që siguron mbështetje jetësore duke futur oksigjen në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo zëvendëson funksionet e zemrës dhe të mushkërive derisa ato të kthehen në normalitet.

Shqipëria nuk e ka këtë aparaturë, e për këtë shumë personazhe të njohur të politikës dhe biznesit të cilët e kanë mundësinë, janë larguar për tu kuruar jashtë shtetit.

Por, lind pyetja po ata që nuk e kanë një mundësi të tillë dhe kjo pajisje është e nevojshme për shërimin e tyre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto