Mjekët që humbën jetë nga Covid-19 të shpallen dëshmorë, rritje e trajtimit financiar, Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor kërkesë me 4 pika për Kryeministrin

15:44 02/09/20202min149
mjeket

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kërkon që të gjithë ata mjekë, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19  të shpallen dëshmorë të kombit. Me anë të një deklarata, Sindikata parashtron 4 kërkesa. 

Në deklaratë  thuhet gjithashu se duhet të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor. Kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Në fund Sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deklarata i është përcjellë kryeministrit të vendit Edi Rama, opozitës dhe Presidentit Ilir Meta.

 

letra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto