Mjedisi do përfitonte vetëm të mira, nëse vendet e pasura do të hanë vetëm mish sintetik, sipas sugjerimit të Bill Gates

20:17 22/02/20212min44

40863600-SS_top_10_dormroom-ventures_Gates

Miliarderi Bill Gates, ka sugjeruar që njerëzit të konsumojnë mish viçi sintetik. Ai thotë se konsumimi i këtij mishi shmang një katastrofë të mundshme klimatike. Në një intervistë për MIT, themeluesi i “Microsoft” ka kërkuar nga vendet e pasura të kalojnë te “viçi sintetik 100%” në mënyrë që të adresojnë emetimet e gazeve serë që shkaktojnë ndryshimin global të klimës,

Ai ka theksuar se ky ndryshim mund të implementohet vetëm tek vendet e pasura, pasi kosto e mishit sintetik është e lartë për xhepat e shumicës.
“Unë nuk mendoj se 80 vendet më të varfra do të hanë viçi sintetik. Unë mendoj se të gjitha vendet e pasura duhet të kalojnë në 100% viçi sintetik. ”

Sipas studimeve besohet se viçi është një kontribues masiv në emetimet e metanit të fuqishëm të gazit serrë, i cili ka arritur nivelet rekord gjatë korrikut të kaluar.
Sasia e metanit në atmosferë u rrit masivisht midis viteve 2000 dhe 2017, duke çuar në atë që studiuesit besojnë se mund të jetë një rritje e ngrohjes globale deri në katër gradë Celsius, deri në fund të shekullit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se njerëzimi është në një prag të rrezikshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, e cila pritet të dërgojë në rritje të katastrofave natyrore për shkak të përçarjes ekologjike që do të shkaktonte uri masive dhe migrim.
Gates e përshkroi problemin e bagëtisë si “shumë të vështirë” duke vërejtur se edhe përbërësit që zvogëlojnë emetimet e metanit nuk ishin të mjaftueshëm.

 

 

“Njerëzit mund të mësohen me ndryshimin e shijes dhe pretendimi se një mish sintetik nuk shijon, kalon me kohën”, tha Gates.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto