Misteri i vajzës së mitur që u zhduk për 4 ditë, çfarë tha në polici

11:12 10/09/20201min100
vajza (1)

Mbrëmë është gjetur një e mitur në rrugën “Vëllezërit Maliqi” në Gjilan, e cila ishte zhdukur para katër ditësh.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se e mitura është dërguar në Qendrën për Punë Sociale, ku është intervistuar.

Sipas të njëjtave burime, e mitura kishte deklaruar se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar te shtëpia e një shoqes si dhe te një shtëpi e pabanuar në qytet.

Ndërkaq, sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, gjendja shëndetësore e të miturës është e mirë, por vërehen disa shenja dhune apo lëndimi. E mitura i është kthyer familjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që në mungesë të elementeve të veprës penale, rasti të mbyllet me proces të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto