
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur ne Alabama. Një grua, dikur e burgosur, i ka shpëtuar jetën policit që e kishte arrestuar 2 herë për përdorim lëndësh narkotike.
Sapo mori vesh lajmin se ish-oficeri Terrell Potter kishte nevojë urgjente për transplant të veshkës, ajo nuk ngurroi ta ndihmonte. 40-vjeçarja James është shprehur se : “ Ai më ka shpëtuar jetën, pasi isha e varur nga lëndët narkotike. Ai më dha një mundësi të dytë për të jetuar.”