“Mirëmëngjes”/Baba për herë të parë, Eduart Grishaj nuk ndahet dot nga djali i porsalindur (FOTO)

10:39 20/10/20202min129
arbana-4-696x391-1

Eduart Grishaj dhe partnerja e tij, Arbana Osmani u bënë prindër ditën e djeshme. Moderatorja e njohur shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Diell. Çifti dha lajmin e bukur përmes rrjeteve sociale ndërkohë që nuk kanë nguruar të shprehin as emocionet publikisht.

 

“Lindi Dielli”, ka shkruar regjisori Grishaj në një postim me djalin e porsalindur në krahë. Dita e sotme për të ka nisur sërish me të voglin dhe duke përshëndetur fansat në rrjete sociale këtë mëngjes Eduarti ndau një fotografi me dorën e vockël të Diell.

“Mirëmëngjes”, kanë qenë fjalët e partnerit të Arbana Osmanit, i cili është bërë baba për herë të parë dhe tanimë jeta e tij ka ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto