“Mirë se u ktheve”/Nuk ka më dyshime, Eneda Tarifa sërish pjesë e ‘Portokalli’

13:42 24/09/20202min94
images (5)

Ndryshimet në stafin e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ kanë qenë një nga temat më të komentuara në mediat rozë. Pas konfirmimit të largimit të Xhemi Shehut nga spektakli, në rrjet qarkulluan disa artikuj në të cilët shkruhej se ajo do të zëvendësohej nga Eneda Tarifa. Çdo gjë mbetej në formën e aludimeve por tashmë rikthimi i moderatores në ekran pas katër vitesh nuk është më një sekret.

Ka qenë Florjan Banaj ai që ju ka dhënë fund dyshimeve me anë të një fotografie të publikuar në Instastory krahas Enedës. Me një emoji portokalli aktori i njohur i humorit shkroi: “Mirë se u ktheve”.

Formati i ndjekur do të nisë të transmetohet muajin e ardhshëm, ndërsa ende nuk është bërë me dije data e rinisjes së spektaklit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto