Ministrja e Arsimit Evis Kushi inspekton shkollat, inskenon situata dhe i bën fushatë elektorale nxënësve

13:47 30/09/20203min114
asdf-2

Ministrja e Arsimit Evis Kushi këtë të mërkurë ka publikuar një video në rrjetet sociale, gjatë inspektimit që ka bërë në disa shkolla në qytetin e Durrësit për të mbikqyrur nga afër zbatimin e masave anti-Covid19 dhe ecurinë e procesit mësimor.

Vizita është krejt e rastësishme në këtë shkollë sipas Kushit, por përtej oratorisë, në një nga klasat vihet re inskenimi I një rasti ku një nxënës që nuk ka hequr as çantën nga shpina, qëndron I ulur dhe pa maskë, e Kushi nxiton që ta këshillojë.

Më tej ministrja ka shpjeguar se si u mor vendimi për hapjen e shkollave dhe konsultimet që u kryen, por mbase duke harruar se ajo mori drejtimin e Ministrisë së Arsimit vetëm në 14 shtator dhe nuk ishte pjesë e vendim-marrjes së mëparshme kur mbante pozicionin e deputetes së PS.

Pjesë tjetër e këshillave dhe bisedës me nxënësit në klasë, ishte ruajtja dhe mos zhkaravitia e librave (librat duhet të kthehen në fund të vitit) si dhe një mini fushatë propagandistike duke u rikujtuar nxënësve thuajse të gjitha platformat që qeveria ka zhvilluar në TV apo dhe online.

Pjesë nga “biseda”

Kushi: Po t’ju bëj një pyetje?

“RTSh Shkollën” e shikoni? Nëse sëmureni mësimin e ndiqni në televizor në RTSh Shkolla”, por edhe në platformën “akademi.al”

Kushi-mësueses: Tekstet falas i kanë marrë të gjithë?

Teksa propaganda vazhdon me: E kishim deri në klasën e 5-të vitin e kaluar, tani deri në klasën e 7-të, e deri në të 12-tën për kategori të veçanta.

Evis Kushi u emërua si Ministre e Arsimit më 14 shtator, ditën e parë të nisjes së shkollës ku zëvendësojë Besa Shahinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto