Ministria e Arsimit tregon nëse do të mbyllen shkollat pas rritjes së rasteve me Covid-19

12:22 13/10/20202min134
distancim-shkolla-1-768x512-1-780x439

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shtuar shqetësimet në lidhje me vijueshmërinë e zhvillimit të mësimit në shkolla.

Edhe pse 54 mësues dhe 22 nxënës në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkollat kanë vijuar mësimin normalisht.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë nuk parashikon mbylljen e institucioneve arsimore, pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19.

“Aktualisht gjendja në shkolla është në rregull, shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH-it për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19”, kanë deklaruar nga Ministria.

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk është përgjigjur nëse shkollat të mbyllen në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, por ka thënë se do të veprohet sipas protokolleve në fuqi.

“Në atë moment që paraqitet një rast ndiqen protokollet e nevojshme që i kemi zhvilluar edhe brenda bashkë me IKSHPK-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë duke ndjekur edhe përvojën ndërkombëtare të OBSH-së”, ka thënë Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto