Ministria e Arsimit merr vendimin zyrtar: Ora e parë e mësimit do t’i kushtohet…

19:27 11/09/20202min98
nxenes-675x450-1

Ministria e Arsimit në Kosovë ka marrë sot vendimin që ora e parë e mësimit në shkolla t’i kushtohet informimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministria në një njoftim drejtuar mediave vendase.

“Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës.

Në vendimin në fjalë thuhet edhe se në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto