Ministri i Jashtëm grek nesër në Tiranë, mediat greke: Do zgjerohemi me 12 milje ashtu siç duam ne

10:20 19/10/20203min147
download - 2020-10-19T102017.216

Greqia duket e vendosur për t’u zgjeruar me 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë.

Mediat greke duke raportuar mbi vizitën e ministrit të Jashtëm Grek Nikos Dendias në Tiranë ditën e nesërme, theksojnë se Greqia do të zgjerohet në detin Jon në drejtim të Shqipërisë ashtu siç dëshiron Athina.

Kjo pritet të jetë edhe tema e nxehtë e diskutimeve mes ministrit të Jashtëm Grek dhe drejtuesve të shtetit shqiptar ditën e nesërmeve, veçanërisht në takimin që Dendias do të zhvillojë me kryeministrin Rama.

Në zemër të diskutimeve, pritet të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja ka mbetur pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare. Me përfundimin e marrëveshjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, duhet të përfundojë edhe “fronti perëndimor” i Zonave Ekskluzive Ekonomike. Gjithashtu duhet të hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale greke në 12 milje në Jon ashtu siç dëshiron Athina”, shkruajnë mediat greke.

Gjithashtu, Dendias është shprehur edhe disa ditë më parë për çështjen e detit ku ka kërkuar zgjidhjen sa më të shpejtë të saj.

Një muaj më parë kryeministri Edi Rama vizitoi Greqinë, pasi kishte takuar më parë presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Në takimin me kryeministrin grek, kreu i qeverisë shqiptare diskutoi edhe mbi çështjen e detit, temë e cila do të hidhet për diskutim edhe ditën e nesërme në Tiranë, në takimin me ministrin e Jashtëm grek, Dendias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto