Ministri i Jashtëm Gjerman anulon vizitën në Turqi dhe takon Kryeministrin grek, Mitsotakis i prerë: Ankaraja zgjodhi rrugën e sanksioneve!

20:37 13/10/20202min147
mitsotakis-mas-main

“Në samitin e fundit ne i ofruam një zgjedhje shumë të qartë Turqisë, por për fat të keq duket se Ankaraja po zgjedh rrugën që çon në sanksione”, kështu deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në takimin që pati me ministrin e Jashtëm gjerman, Haiko Maas, ditën e sotme.

Mitsotakis vuri në dukje se Mass po viziton Greqinë në “kohë sfidash” dhe se askush nuk mund të jetë i kënaqur me zhvillimet e fundit në rajon.

Më tej kryeministri grek u shpreh se përfundimet e Këshillit Evropian janë të qarta, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të heqin dorë nga sfidat.

“Ne i ofruam Turqisë një zgjedhje shumë të qartë në Samitin e fundit: Një partneritet i ri ose pasoja në rast se sjellja agresive vazhdon. Dhe duket se Turqia ka zgjedhur rrugën e dytë”, theksoi kryeministri.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm gjerman theksoi se qëndrimi provokues i Turqisë është plotësisht në kundërshtim me atë që u ra dakord.

“Kjo është arsyeja pse unë kam shumë mirëkuptim për faktin se në Greqi nuk ka vetëm bezdi, por acarim. Nuk është hera e parë që rruga që ishte vendosur ndërpritet përmes provokimeve turke”, theksoi Haiko Maas.

Ai madje shtoi se vendimi i tij për të mos vizituar Ankaranë, siç ishte planifikuar fillimisht, pasqyron në praktikë solidaritetin dhe mbështetjen që Greqia ka nga BE dhe Gjermania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto