Ministri ‘humb toruan’, sherri degradon në fyerje personale/ Plas keq në Kuvend mes Murrizit dhe Lleshaj

11:50 29/10/20202min106
murrizi-lleshaj-ne-kuvend-780x405-1

Një debat me tone të forta është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit të opozitës parlamentare, Myslim Murrizi.

Shkak për këtë u bënë deklaratat e deputetit Murrizi se Policia po keqpërdoret në rastin e kontrolleve për vendosjen e maskës nga ana e qytetarëve, në një kohë kur ato falen pak më vonë nga vetë kryeministri Rama.

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Lleshaj, i cili duket ka humbur toruan dhe ka shpërthyer në fyerje personale ndaj Murrizit, të cilit i përmendi dhe zërin e hollë dhe faktin se dhe vetë ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe sipas tij ka dalë i dështuar.

Sandër Lleshaj:

“Nuk dua të jem i ngjashëm me ty, polic ke qenë dhe polic ke mbetur, mos kujto se do fitosh pikë përballë Policisë, je polic ke qenë polic, dhe ke dështuar në Policinë financiare, harroje intimidimin ndaj policisë, zbato ligjin se përballë ligjit je askush. Po rri mor ti, mos u mundo të trashësh zërin, se e ke të vështirë me mua, ti nuk e di se nga jam unë more.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *