‘Miliarderi i Surrelit – drejtuesi i i hajdutëve, kriminelëve, trafikantëve dhe perversëve’, Kastriot Islami shpërthen keq ndaj Ramës

11:41 13/10/20204min95
download (98)

Nga Kastriot ISLAMI

Në 2013 për të fituar MANDATIN I, Rama mashtroi duke deklaruar se “Fajin e ka Saliu! dhe premtuar: 1) 300 mijë vende pune, 2) Mjekësi falas; 3) Taksa të ulëta për të gjithë… Por vetëm vodhi shqiptarët e Shqipërinë së bashku me oligarkët, kriminelët dhe trafikantët…

Në 2017, për të fituar i vetëm MANDATIN E II, Rama mashtroi duke deklaruar: Fajin e ka Iliri! Dhe premtuar: Më jepni mua “timonin dhe tepsinë” e pushtetit se do të hani më lugë të artë! Pasi bleu votat me paratë e korrupsionit dhe kërcënoi votuesit me kriminelët, vodhi përsëri i vetëm Shqipërinë e shqiptarët…Mbolli vendin me marijuanë dhe e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës…

Në 2021 për të fituar MANDATIN E III, Rama po tenton ti mashtrojë përsëri shqiptarët duke hedhur në treg mashtrimin e trashë: Këtë radhë, do të punoj për Ju dhe për Shqipërinë… Sepse për 8 vjet realisht ka punuar vetëm për pasurimin e tij e të sektit te tij dhe për varfërimin e shqiptarëve, nënshtrimin e tyre policor dhe detyrimin për ti kthyer në azilkërkuesit më të mëdhenj në Evropë…

Këtë radhë askush nuk e beson më, madje të gjithë e urrejnë si hajdut i babëzitur me pasuri qindra miliard euro! Si krye oligark dhe shok të oligarkëve që ka kapur shtetin për fyti dhe po mbyt shqiptarët! Si mik të ngushtë të kriminelëve dhe trafikantëve që e ka kthyer Shqipërinë në vendin e krimit të organizuar dhe të mafies vendase e ndërkombëtare!

Si armikun me te madh qe po boshatis Shqipërinë dhe po i detyron shqiptarët të emigrojnë…Si vrasësi i shpresës dhe të ardhmes së rinisë….Si tradhtari më i madh që tentoi të hidhte në erë pavarësinë e Kosovës, që po shet kufijtë e territoret e Shqipërisë, që po ju fut thikën pas shpine partnerëve strategjikë!

Për ti shpëtuar humbjes së madhe dhe ndëshkimit të pashmangshëm Hajduti dhe Miliarderi i Surrelit, i tronditur thellë psiqikisht e në panik, është gati të hedhë në erë gjithçka, të lërë tokën e djegur, duke shkatërruar GjK e GjL, duke dhunuar kushtetutën dhe rregullat e lojës për zgjedhje të lira e të ndershme, duke u futur në konflikt me shumicën e shqiptarëve por edhe me të gjithë vendet e rëndësishme e partnere.

Këtë radhë të gjithë janë ndërgjegjësuar se FAJIN E KA EDVINI, prandaj e pret SHPORRJA e NDËSHKIMI nga urrejtja e revolta masive qytetare! Qytetaret e revoltuar do t’ia sekuestrojnë edhe të gjithë pasuritë e paligjshme Ramës e sektit te tij, duke filluar nga BUNKERI I SURRELIT!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *