Miley Cyrus pendohet për divorcin e bujshëm me Liam?

17:40 04/12/20202min118
image (1)

Miley dhe Liam kanë një histori tepër të gjatë bashkë. Dy aktorët, janë njohur gjatë xhirimeve të një filmi, nga ku ka nisur edhe romanca e tyre. Asokohe adoleshentë, Miley dhe Liam qëndruan bashkë për disa vite. Më pas çifti patën një “krizë” 2 vjeçare, e cila u pasua edhe me martesën e shumëpritur. Mirëpo, pas vetëm një viti martesë dhe 10 vitesh lidhjeje, dyshja vendosën të divorcoheshin.

Historia e tyre shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, ndërkohë që secili prej tyre nisën lidhje të reja me partnerë të ndryshëm. Gati një vit pas divorcit, Miley i ka kushtuar disa vargje Liam në këngën e saj të re. “Mendova se do të isha me ty deri sa të vdisja, por hoqa dorë,” është një pjesë e tekstit të Mileyt. Kënga e saj e re është bërë temë diskutimi në rrjet, pasi të gjithë fansat mendojnë se këngëtarja është penduar për divorcin, ndërkaq Liam vazhdon të shijojë i qetë historinë e tij të re të dashurisë me një modele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto