Milani përditëson listën, ja futbollistët që do të jenë në dispozicion të trajnerit Pioli për ndeshjen e Ligës së Europës

21:13 15/09/20201min129
milan

Milani ka përditësuar listën e regjistruar për Ligën e Europës përpara ndeshjes të së enjtes kundër Shamrok Rovers, duke përfshirë portierin Ciprian Tatarusanu, si dhe futbollistët Sandro Tonali dhe Brahim Diaz.

Tre lojtarët e rinj do të jenë në dispozicion për ndeshjen e parë zyrtare të Milanit në sezonin e ri. Kuqezinjtë do të luajnë në Irlandë ditën e enjte në sfidën e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kujtojmë që Ante Rebiç, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj Shamrok, pasi vuan një dënim prej 3 ndeshjesh, që nga sezoni i kaluar kur ishte pjesë e Ajntrakht Frankfurt.

 LISTA: 

Portierë: Tatarusanu, A. Donaruma, Xh. Donaruma

Mbrojtësit: Kalabria, Romanjoli, Konti, Theo Hernandez, Muzakoi, Kjaer, Duarte, Gabia, Kalulu, Stanja, Laksalt, Odi

Mesfushorët: Benaser, Kastijeho, Tonali, Çalhanoglu, Brahim Diaz, Krunic, Paketa, Salemakers, Kesi, Mioniç, Olzer, Kapone, Frigerio, Brambilla

Sulmuesit: Ibrahimovic, Rebiç, Leao, Maldini, Kolombo, Tonin.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto