Mike Pompeo ngriti shqetësimi e regjimeve totalitare në Evropën Lindore, PAA: E kërcënuar edhe Shqipëria

10:41 14/08/20203min76
agron-duka-paa-696x415

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ngriti shqetësimin se vende të Evropës Qendrore dhe Lindore janë të ekspozuar nga regjime totalitare.

Për këtë deklaratë, ka reaguar edhe partia Agrare Ambientaliste, duke theksuar se totalitarizmi është një kërcenim real edhe për Shqipërinë.

PAA ka sjellë në vëmendje veprimet që janë kryer deri tani nga kjo qeveri, çka janë tipike të fillimit të një regjimi totalitarist.

Reagimi i PAA:

Totalitarizmi është një kërcenim real edhe për Shqipërinë. Simptomat janë të qarta, ndaj reagimi publik paqësor duhet të jetë maksimal. Simptomat kryesore janë:

1.Kufizimi apo përkeqësimi i lirive politike dhe ekonomike;

  1. Kufizimi dhe shtypja direkt ose indirekt e fjalës se lirë;
  2. Përqendrimi i pushtetit ekonomik dhe politik në me pak duar:

4.Vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve;

  1. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe vendore pa alternativa konkurruese;
  2. Vonimi apo bllokimi qoftë edhe i përkohshëm i të ardhmes evropiane;
  3. Zbehja dhe rënia e reagimit dhe angazhimit publik;
  4. Vazhdimi i kulturës se pandëshkueshmërisë të hajdutëve të babëzitur dhe me pushtet politik; 9. Përkeqësimi i renditjes së Shqipërisë në indekset ndërkombëtare,

Janë prova të mjaftueshme se vendi ynë ka një rrezik në rritje të sundimit nga lider arrogantë, dhe të babëzitur.

Lider që për pushtet absolute vetkorruptohen në mënyrë absolute në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Mungesa e angazhimit për reforma të thella demokratike, sociale, ekonomike e politike, përpjekjet manipuluese për të bllokuar reformën zgjedhore për të zgjatur pushtetet e tyre arrogante dhe të babëzitur, janë dëshmia konkrete e tendencave deri totalitariane që po kërcënojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Zgjedhjet vendore 2020 dhe zgjedhjet parlamentare 2021, duhet të jenë pika e kthimit e ndërgjegjësimit të popullit shqiptar për ta ndalur çdo tendencë talitariane në të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto