Mike apo rivale? Era Rusi dhe Anxhela Peristeri “përballen” në emision 

21:00 04/12/20205min132
GHFGPOJFIOHFIOHOGGHDF (1)

Pak ditë më parë lajmi se Anxhela Peristeri kishte fituar Festivalin, i cili nuk është realizuar ende, bëri xhiron e rrjetit. Rreth këtij lajmi të rremë folën shumë artistë, të cilët ishin të irrituar me këtë “shpallje” paraprake. Edhe vetë Anxhela, ka reaguar disa ditë pas lajmit, duke e mohuar atë. Së fundmi, Era dhe Anxhela janë “përballur” në “Ftesë në 5”. Era në fakt është konkurrente në Festival me një këngë ritmike, ndërsa Anxhela me një baladë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Dy mikeshat “rivale”, janë shprehur në program se nuk kanë asnjë hatërmbetje përsa i përket “fitores” fiktive të Anxhelës dhe i urojnë më të mirën njëra-tjetrës. “Ta mbyllë këtë vit me sukses dhe nëse është për të shkuar një baladë në Eurovision le të shkojë Anxhela,” është shprehur Era. Ndërsa Anxhela ka thënë: “Të qëndrojë ashtu siç është, sepse është shumë njeri pozitiv, njeri shumë i mirë. Dua të jetë e shëndetshme ajo dhe familja e saj. Për sa i përket Festivalit për mendimin tim të fitojë më i miri, nuk ka rëndësi nëse është baladë apo këngë ritmike, ajo që do të vendosë juria se është më e mira ajo do të shkojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto