“Mezi pres që të forcojmë partneritetin mes dy vende tona”, Avdullah Hoti publikon letrën e Trump: Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA!

17:43 09/10/20201min101
hoti-vuciq-marreveshja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditë më parë ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump përmes kësaj letre ka falënderuar Hotin që ka marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë. “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Kryeministri Hoti ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– SHBA!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto