(Metoda e vjetër shpëtimtare) Gjithçka duhet të dini për trajtimin e Covid-19 me plazmë!

14:19 20/08/20203min348

vsvsfvfs-770x433

Mjekët në mbarë botën janë rikthyer te një mënyrë e vjetër e trajtimit të infeksioneve.

Është fjala për transfuzionin e plazmës së gjakut të mbushur me molekula imunitare që ndihmuan të mbijetuarit e COVID-19 të mposhtin virusin vdekjeprurës.

Plasma Technologies LLC firmosi së fundi me qeverinë amerikane një kontratë prej 750.000 dollarësh për zhvilluar teknologji të plazmës konvaleshente si mënyrë për të ndihmuar në mesin e shpërthimit epidemik.

Ky ishte zhvillimi më i fundit në përpjekjet për ta përdorur këtë trajtim të shekullit të 19-të në ndihmë të pacientëve të shekullit 21. Si funksionon ai?

Mjekët bëjnë mbledhjen e plazmës që është pjesa e lëngshme e gjakut, nga individët të cilët e kanë marrë veten nga koronavirusi me qëllimin të përdoret si terapi imuniteti.

Plazma konvaleshente përmban qeliza dhe antitrupa- proteina që trupi i krijon për të luftuar infeksionin, dhe mund t’i kalohet një personi të sëmurë për të ndihmuar shërimin e tij. Një praktikë e tillë është vënë në jetë edhe gjatë epidemive si SARS1, MERS dhe Ebola.

Përdorimi i antitrupave nga pacientë që e kanë marrë veten ka dhënë efekt në disa situata, por nuk dihet me siguri nëse funksionon në rastin aktual me koronavirusin.

Arsyeja është se nuk ka patur teste klinike të nivelit të lartë për të provuar sigurinë dhe efikasitetin e kësaj qasjeje.

Megjithatë, ekspertë si Clifton Mo nga Instituti Dana Farber thonë se nuk ka nevojë fare për testime nga një kompani e madhe farmaceutike.

“Në këtë rast, një individ që e ka marrë veten nga COVID-19 dhuron gjakun. Pra nuk kemi një kompani farmaceutike që po përgatitet që të prodhojë një ilaç”, shprehet ai.

Për këtë çështje, janë duke u zhvilluar disa studime të ndryshme, të cilat synojnë të shohin sesa funksionon realisht një terapi e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *