Meta: Të hapen listat dhe t’i rikthejmë sovranitetin shqiptarëve

15:07 23/09/20202min117
metaaa (1)

Kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë iu ka bërë thirrje aktorëve politike që t’i qëndrojnë  marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Duke marrë në konsideratë një grafik me renditjen e Shqipërisë përkrah vendeve të konfliktit për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE, Meta thotë se vendi ynë nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

“Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër”, shkruan Meta.

Ai thekson se duhet kthyer shpresa dhe sovraniteti në duart e shqiptarëve me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE.

Klasa politike mbetet akoma e ndarë për çështjen e hapjes së listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Ndërkohë mazhoranca nga ana tjetër është e vendosur për të shtyrë përpara këtë proces sipas propozimeve të saj, edhe pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto