Meta shkon pas Bashës: Të menaxhojmë pandeminë dhe t’i rikthehemi ‘5 Qershorit’

19:31 12/10/20201min101
presidenti-meta-lulzim-basha-4-696x464

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur të njëjtin qëndrim si kryedemokrati Lulzim Basha në një fashë orari gati të përafërt për të transmetuar tek qytetarët ‘alarmin’ se duhet menaxhuar pandemia e koronavirusit.

Ashtu si Basha, Meta ka publikuar në Facebook-un e tij,  kronikën e ‘Zërit të Amerikës’ ku theksohet  se ‘në Shqipëri janë rritur me 15 për qind, rastet e reja me koronavirus’.

Duke iu referuar kësaj kronike, Meta shkruan se është “koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto