Meta kërcënon Ramën: Trafikant i papërgjegjshëm, mos guxo, do ëndërrosh fatin e shokut tënd

13:46 05/10/20201min115
1563266415_metaa (4)

Vijon me tone të ashpra debati në distancë mes kryeministrit dhe presidentit.

Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Ramës se po përbalt Shqipërinë me të huaj në krah dhe se po kontakton ‘viktimat’ e OFL-së për të siguruar vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Reagimi i Metës:

Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.

MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.

Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.- është shprehur Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *