Meta e nis ditën me shifra: Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

09:55 02/10/20203min120
ilir-meta-1

Duke publikuar raporton e BERZH mbi ekonominë në Shqipëri, kreu i Shtetit Ilir Meta thotë se  rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit duke qenë se për Ballkanin Perëndimor me – 5.1 %.

Po ashtu, Meta e shikon me shumë rëndësi respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, si për stabilitetin politik po ashtu edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare që do të ndalojë rënien në humnerë.

Postimi i plotë i Metës:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Konkretisht, rritja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e eksporteve është rregjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.

Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto