Meta e nis ditën me Isa Boletinin, ka dhe një falenderim për Gramoz Ruçin

10:22 14/10/20201min109
Screenshot_7-2

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme një foto në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet duke treguar një pikturë të Isa Boletinit.

Ai falenderon kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili i ka dërguar këtë pikturë, që Meta e ka pasur në zyrë kur kishte ai në krye të këtij institucioni.

Reagimi i Metës:

Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *