Messi tek Inter tanimë jo thjesht zëra / Legjenda Carles Puyol e thotë hapur: Ikën këtë sezon nga Barcelona!

12:57 26/08/20202min46

114110171_messi

Yjet botërorë të futbollit po ikin nga Spanja. Në fillim u largua Kristiano Ronaldo nga Real Madrid te Juventus e tani duket se edhe Messi do të bëjë të njëjtën lëvizje.

Sulmuesi i ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, kërkoi të largohet nga klubi futbollistik këtë verë.

Ai tha se i ka dërguar një letër klubit, duke thënë se dëshiron të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që i lejon të largohet menjëherë, pa ndonjë pagesë.

Ka qenë një legjendë e ekipit katalanas si Carles Puyol që me një postim në rrjetet sociale duket se ka konfirmuar largimin e argjentinasit nga skuadra.

“Respekt dhe admirim për ty Leo. Ke gjithë mbështetjen time shok”,- shkruan Puyol në një postim në Twitter.

Barcelona është mposhtur nga Bajern Mynihu me rezultat 8:2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, më 16 gusht.

Messi, gjashtë herë fitues i Topit të Artë, ka bërë debutimin e tij për Barceolonën në vitin 2004 dhe ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve. Messi kërkohet me ngulm nga Inter, PSG dhe Mancester City.

Megjithëse duhet thënë se janë zikaltrit e Interit ato që e kërkojnë më me ngulm ‘pleshtin’, por gjithsesi na mbetet të shohim në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *