Mësohet data e publikimit të sezonit të fundit të ‘La Casa De Papel’

10:18 03/09/20201min84
naom_5e84a7cf01e42-696x392

“La Casa de Papel” apo “Money Heist” është një nga serialet më të famshëm spanjoll, i cili ka një audiencë mbarëkombëtare. Para disa javësh në rrjet qarkulloi lajmi se pavarësisht pandemisë COVID 19 sezoni pasardhës i serialit të famshëm do të transmetohet shumë shpejt.

“Profesori”, Alvar Morte, ndau lajmin e mirë me të gjithë fansat, dhe tregoi në rrjete sociale se ata kanë filluar xhirimet, ndërkohë që një prej përfaqësuesve ndau dhe të tjera detaje interesante nga seriali i famshëm.  Alex Pina, ka treguar së fundmi se ‘profesori’ do të ketë një rival në sezonin e pestë, ndërkohë që do të rikujtohet nga ekipi edhe vdekja e Nairobit, rol ky i luajtur nga aktorja Alba Flores.

Mirëpo të gjithë fansat e serialit të famshëm mesa duket do të duhen të presin gjatë për sezonin e ardhshëm. Së fundmi është mësuar edhe koha e publikimit e cila të sezonit të fundit, atë të pestë, i cili do të transmetohet në verën e vitit të ardhshëm, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *