Mesazhi emocionues që u dedikon Tayna gjithë femrave

11:35 04/11/20202min84
bf2d696091db73a9320f00c125e0fc72

Këngëtarja nga Kosova, Tayna është një nga artistet më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku. Edhe pse është vetëm 23 vjeç ajo numëron jo pak hite muzikore në repertorin e saj, ndërkohë që shpesh vëmendjen e merr dhe   shkak të formave joshëse trupore.

Ajo ndan jo rrallëherë mendime të ndryshme me fansat në platformat online, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ këngëtarja ka shkruar një mesazh duke ju drejtuar të gjithë vajzave.

“Ndaloni së krahasuari pamjen tuaj me gratë e tjera. Bukuria jote është unike dhe duhet ta shikosh veten si gruan më të bukur në botë në mënyrën tënde, sepse ti je”, ka shkruar Tayna duke e shoqëruar fjalët e saj me një emoji në formë zemre.

Ky ishte një nga mesazhet më pozitive, të cilën artistja e përcolli me gjithë fansat e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto