(Mes tyre shqiptari i rrezikshëm) Pistoleta, thika e drogë / Parandalohet përpjekja masive për arratisje nga burgu i Korfuzit

17:59 06/09/20203min84
oplo3-640x400

Pistoleta, thika të improvizuara, drogë dhe celularë u gjetën nga policia në një kontroll të kryer në dy pavijone të burgut të Korfuzit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Anti-terrorit në shtetin fqinj.

Sipas autoriteteve greke pas marrjes së një informacioni, u krye kontroll i imtësishëm në disa qeli ku të pranishëm ishin Drejtori i Qendrës së Paraburgimit dhe prokurori i Korfuzit.

Gjatë këtij kontrolli u gjetën konkretisht:

Të fshehura plotësisht në një sipërfaqe metalike:

Pistoletë me 6 gëzhoja, thikë dhe pako najloni të improvizuar me drogë, dyshohet heroinë, me peshë totale bruto 9.1 gram, krëhër me 7 fishekë, tre cigare me lëndë narkotike, 2 telefona celularë dhe një karikues, 4 thika, kufje dhe usb.

Gjithashtu brenda këpucëve të një të burgosuri u gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 shkopinj.

Ndërkohë autoritetet greke, kanë nisur hetimet ndaj 8 të burgosurve, për vepra penale të posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes, të përsëritura më shumë se një herë.

Grupi hetimor dyshon për një përpjekje masive për arratisje nga ky burg.

Armët dhe sendet e tjera ishin të fshehura brenda në mur ndërkohë që janë duke u hetuar edhe oficerët të burgut të cilët dyshohet se mund të kenë dhënë ndihmën e tyre ndaj të burgosurve.

Në këtë burg të sigurisë së lartë, ndodhen shumë persona të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Ibrahim Brahimi

Kujtojmë këtu se shqiptari Ibrahim Brahimi, i cili aktualisht ndodhet në këtë burg, katër javë më parë u përpoq të arratisej.

Ai po vuan dënimin për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropulos në tetor të vitit 2017.

Brahimi, me ndihmën e gjashtë të burgosurve të tjerë, kishte arritur të thyejë një kyçin e një dere e cila të çonte në një zonë ku ndalohej hyrja për të burgosurit.

Ai u përpoq të bënte një vrimë në murin e qelisë së tij me mjete të improvizuara, por u kap gjatë kontrollit nga një oficer i burgut.

Përveç dënimit për vrasjen e avokatit grek, ndaj Brahimit u ngrit edhe akuza e tentativës për arratisje nga burgu i sigurisë së lartë.

oplo3-640x400
oplo2-640x400
oplo4-640x400

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto