
Aktorja e njohur turke është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Meryem, e njohur ndryshe për publikun shqiptar si “Hyrremi”, ka befasuar të gjithë teksa ka zbuluar lajmin e bukur të shtatzanisë.
Meryem është në pritje të një vajze dhe së fundmi është fotografuar me barkun e rrumbullakosur. Aktorja e cila duket mjaft e lumtur në foto, tashmë është zhvendosur në Berlin ku edhe ka hapur biznesin e saj të ri, një lokal.