Merr 48% të votave, kush e fitoi debatin e parë mes Biden dhe Trump për zgjedhjet presidencial

10:06 30/09/20201min164
v1-19

Sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit të parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpall Joe Biden.

Komentuesit thanë pas debatit se ishte një natë e keqe dhe humbësi i vërtetë është Amerika, një e dhënë që e nxjerr në dritë edhe sondazhi.

Debati ishte kaotik, megjithatë Biden siguroi 48% të votave kundrejt 41% të votave që shkuan për Donald Trump.

Sondazhi i parë presidencial bëri 69% të votuesve të mërzitur me kandidatët dhe 19% e tyre u ndjenë pesimistë. Për 31% e pjesëmarrësve debati ishte argëtues, ndërsa për 17% e pjesëmarrësve u informuan nga sondazhi.

Kujtojmë që debati u zhvillua në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos. Ky debat u moderua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace dhe se u fokusua në gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto