Konferenca e shtypit është për kancelaren skena që asaj i duhet për të bindur qytetarët në krizën e Coronës. Tri mesazhe të qarta ka Merkel me vete: Fëmijët nuk duhet të bëhen humbësit e krizës, ekonomia duhet të vazhdojë të prodhojë dhe shoqëria duhet të ruajë unitetin. Këto janë temat, që i preokupojnë qytetarët në këto momente.

Si një studiuese shkencash e shoqëron Angela Merkel vendin përgjatë pandemisë, e këtë me vetëbesim të dukshëm. Kuptohet, se rifitimi i popullaritetit e ka forcuar Merkelin. Vlerat në sondazhe janë sërish në nivele rekord. Si menaxhere e krizave ajo ka fituar pikë. “Çdo ditë vlen”, tha Merkel. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohë e do t’i çojë shumë gjëra përpara në vitin e saj të fundit qeverisës. Por realiteti është ndryshe: Temat kardinale të së ardhmes si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, që ishin me rëndësi që para krizës së Coronës, nuk janë më në qendër. Impulse të reja nuk ka, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigjet e sigurtë dhe me detaje.

Edhe në politikën e jashtme, presidentja e presidencës së BE-së, Merkel i qëndron strategjisë së njohur: ruajtja e dialogut. Me partnerin e vështirë, Rusinë, kinezët e plotfuqishëm, dhe manipuluesin e zgjedhjeve në Bjellorusi. Përpjekja për të ruajtur të gjitha kanalet e bisedimeve, edhe pse qëndrimet mund të jenë shumë larg. Aty shfaqet Angela Merkeli e parehatshme, që këmbëngul në zgjidhje dhe kërkon përgjigje, që shpesh edhe nuk i merr.

Në fund mbetet përshtypja: Kancelarja di të menaxhojë kriza, por koronavirusin mbetet një superkrizë. E atë që nuk do arrijë ta zgjidhë dot kjo qeveri, mbetet si detyrë për qeverinë e ardhshme federale gjermane. /DW/