Merkel i trondit të gjithë me deklaratën e saj, bën parashikimin e frikshëm për Covid-19

09:53 29/09/20202min223
Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë një paralajmërim të frikshëm, duke thënë se, numri i infeksioneve në Gjermani po rritet dita ditës dhe nëse nuk merren masa të rrepta për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19, mund të shënohen 19,200 raste të reja në ditë.

“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 infeksione në ditë”, paralajmëroi Angela Merkel.
Sipas mediave të huaja, Merkel tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje.
Ajo ka theksuar se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura.

‘Numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale’, tha kancelarja Merkel.

Gjermania që prej fillimit të pandemisë deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me koronavirus 9534 persona të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto