Meriton të jetë pjesë, hapet peticion për pranimin e Kosovës në “Eurovision”

16:14 25/05/20212min104
pQMiNoaLQcEDuBj-800x450-noPad-1-696x392

Kosova prej vitesh kërkon që të bëhet pjesë e “Eurovision”, duke qenë pjesë e Europës. Në festivalin evropiane konkurron edhe Australia, që në fakt nuk është fare pjesë e kontinentit.Kult Plus shkruan se transmetuesi publik i Kosovës, RTK, për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve përpjekje të vazhdueshme së paku ata kanë arritur ta fusin në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe kështu edhe Kosova mund të përfaqësohej në “Eurovision”.

Mirëpo deri më tani gjithçka ka mbetur pezull, pasi në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë. Për këtë arsye, në Kosovë është hapur një peticion për të kërkuar përfshirjen e Kosovës në festivalin europian. Këtë hap e ka marrë Albert Limani, i cili duke parë ndikimin pozitiv të peticioneve, shpreson që përmes tij të arrihet diçka në lidhje me këtë çështje.“Kosova meriton të jetë pjesë e Eurovision Song Contest. Kosova është pjesë e Europës dhe duhet të jetë pjesë e vlerave europiane. Kosova është aktualisht pjesë e organizatave të tilla si UEFA, FIFA dhe Lojërave Olimpike dhe tani është radha e EBU që të hapë dyert për Kosovën.Kosova ka provuar se ka potencialin për t’u përfaqësuar në Eurovision. Kujtojmë përfaqësimin e suksesshëm të këngëtarëve kosovarë për shtete të tjera në Eurovision si: Rona Nishliu, Lindita Halimi, Gjon Muharremaj etj”, thuhet në deklaratën e peticionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto