Mentori dhe Fifi “shuajnë” sherrin virtual

21:35 11/11/20202min85
2wert-768x422-1-696x382

Mentor Haziri dhe Fifi patën një “përplasje virtuale” kohë më parë, të shkaktuar nga pikët e dhëna njëri-tjetrit në festivalin “Kënga Magjike”. Asokohe dyshja bënë disa deklarata ndaj njëri-tjetrit, megjithatë tashmë duket se situata mes tyre është qetësuar.

 

Pasi u “përballën” tek “Shiko kush luan” ku Mentori ishte i ftuar ndërsa Fifi është këngëtarja e programit, Mentori është shprehur:

 

“Ka ndryshuar pak situata për disa gabime te saj, por sido që të jetë e kishim një emision te përbashkët ‘Shiko kush luan’ ku i kemi përmirësuar marrëdhëniet. Fifi është një vajzë shumë e talentuar dhe besoj që talentin e saj ajo duhet të shfaqë në muzikë dhe të jetë ashtu siç është sepse është shumë interesante. I kemi përmirësuar marrëdhëniet, i kemi shumë mirë, se edhe të dy kemi prejardhje nga Ferizaj kështu që…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *