Pa folur për Turin e maturës, metodologjia e të cilit ndërronte sa herë ndërrohen qeveritë.

Sepse, çdo qeveri ka Turin e vet!

E keni vënë re që ne shpesh qeshim me formimin e brezit të ri? Por, ata janë viktimat zonjë dhe ne jemi autorët, sepse nuk ndërtuam një shkollë më të mirë për ta.

Ne nuk i mësuam që rruga drejt suksesit kalon nga puna, por ata vetë mësuan se kjo rrugë kalon nga forumi rinor i partisë.

Ne nuk i mësuam që modeli i tyre duhet të jetë ai që mëson e punon, por ata vetë mësuan se modeli është djali i zyrtarit të lartë që fshin djersët me euro në lokal.

Shkollat duhet të jenë vatra të dijes dhe edukimit, qytetar dhe patriotik, por askush nuk ka dashur deri tani t’i bëjë të tilla. Çdo qeveri, prioritet ka patur rrugët apo sheshet e qyteteve (shkul pllaka e shtro pllaka), sepse aty ka tenderë, e dihet çfarë sjellin tenderët.

Rrugët duhen, por ne kemi harruar se e ardhmja e kombit nuk ecën mbi asfalt, por mbi dije.

Ju nuk keni asnjë mëkat për këtë gjendje, ju thjeshtë bëtë atë që kishin bërë të gjithë, shtuat një tullë në një mur të shtrembër. Fati juaj i keq është se do të mbaheni mend si ministrja e “Turit”, ndaj mirë është ta harroni këtë histori, meqë do të largoheni edhe nga Shqipëria.