Mëngjesi nis i kthjellët, por gjatë ditës ka luhatje! Si do të jetë moti këtë të premte

09:08 04/09/20201min118
Moti

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe  vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në zonat malore por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojne në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto