Mendimi i Rudinës gjatë propozimit për martesë, nuk ishte aspak romantik

12:23 29/09/20202min117
c636275d-ae4d-4888-91f9-2f2eed534b48-663x376-1 (1)

Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, ku ka folur me detaje rreth jetës së saj private. Moderatorja e cila sapo ka marrë propozimin për martesë, u shfaq më e lumtur se kurrë.

 

Sigurisht, kur bëhet fjalë për Rudinën, çdo situatë shoqërohet me humor dhe e njejta gjë ka ndodhur edhe gjatë propozimit romantik. Teksa ka treguar sesi kishte planifikuar çdo detaj për udhëtimin e saj me partnerin Mark Frroku, Rudina ka zbuluar edhe momentin plot humor. Çifti ishin bërë gati në 6:30 të mëngjesit, për të shkrepur foton perfekte në Capadocia, ku kishin punësuar edhe një fotograf profesional.

Një moment, fotografi i thotë Rudinës mbyll sytë dhe hap krahët dhe moderatorja mori direkt pozën e sugjeruar nga fotografi, për të patur foton e saj perfekte. Por, teksa Rudina po “pozonte”, Marku filloi ti fliste. “Po ky, si më prish foton?” ka qenë mendimi i Rudinës në ato momente, siç e ka zbuluar vetë ajo. Ky moment ku Rudina u “acarua” pakëz nga meraku i prishjes së fotos, u pasua me propozimin romantik për martesë të Markut, i cili tejkaloi çdo pritshmëri të moderatores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto