Menaxheri i Ed Sheeran quan princeshën britanike “idiote”, pas incidentit të pazakontë me shpatë

11:09 09/10/20203min88
images (30)

Vite më parë, Ed Sheeran, James Blunt dhe Princesha Beatrice kalonin mjaft kohë bashkë. Me kalimin e kohës, duam të themi që festonin shpesh edhe pse në publik sigurisht nuk shfaqeshin këto detaje, për të ruajtur imazhin e princeshës.

Megjithatë, një incident i atyre viteve, është rikthyer në vëmendje gjatë intervistës së fundit të menaxherit Stuart Camp. Teksa festonin dhe kishin abuzuar disi me alkoolin, princesha kishte marrë një shpatë duke imituar skenat e filmave apo të pallatit mbretëror teksa bëhet kurorëzimi i një personi si kalorës.

Nga pakujdesia, ajo ka goditur Ed me shpatë në fytyrë, duke i lënë shenja të dukshme për gati dy javë. Asokohe, askush nuk tregoi të vërtetën, madje Ed deklaroi se kishte rënë nga shkallët. Historia në fjalë qarkullonte në media, por “zhdukej” përherë nga pjestarët e pallatit mbretëror. Duke iu rikthyer kësaj historie, menaxheri i Ed Sheeran u shpreh:  “Unë nuk do të gënjej thjesht se një idiote tund shpatën vërdallë kur është e dehur. Nuk është e sigurt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *