“Medicane”/ 2 ditë nga stuhia e fuqishme, çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

11:18 16/09/20201min92
storm

Meteorologët kanë parashikuar një stuhi të fuqishme që do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator. Stuhia tropikale do të sjellë era të forta deri në 200 km/h dhe rrebeshe shiu.

Meteoalb bën të ditur ekskluzivisht për abcnews.al se Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës dëri në 45 Km/h.

Ndërkohë, “Medicane”, një term i përdorur nga specialistët për stuhitë në Mesdhe, parashikohet të prekë brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

“Zhvillimi i një stuhie tropikale në Mesdhe do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku parashikohet që shpejtësia e erës në det të jetë deri 200km/orë.

Kjo stuhi do të prekë dhe brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

Vendi ynë mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 Km/h”, thekson Meteoalb për abcnews.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto