Media në zi/ Ndahet parakohe nga jeta prezantuesja e njohur sportive, familjarët e saj japin lajmin e hidhur: Fatkeqësisht, ne e humbëm vajzën tonë të vetme! (FOTO)

12:07 31/10/20204min350
-640-0-5f9d26e1c3186

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e medias. Prezantuesja e njohur sportive, Dilay Kemer ka ndërruar jetë.

Lajmin e dhanë vet familjarët e prezantueses përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet e ditur se Dilay Kemer, ka qenë një nga prezantueset sportive të Fenerbahce TV. Sipas informacioneve, 32-vjeçarja ka pasur kancer në gjak.

Media në zi/ Ndahet parakohe nga jeta prezantuesja e njohur sportive,

Klubi nga Stambolli publikoi këtë lajm të trishtuar në rrjetet sociale, me një deklaratë ngushëlluese për familjen e gazetares së re.

“Fatkeqësisht, ne e humbëm vajzën tonë të vetme, jetën tonë”, thuhet në njoftimin prekës. Sipas mediave turke, ajo ka kohë që luftonte me kancerin dhe dy javë më parë u vendos në kujdesin intensiv në njërin nga spitalet.

Media në zi/ Ndahet parakohe nga jeta prezantuesja e njohur sportive,

Ajo ka lindur në Antalia, ka studiuar në Stamboll dhe vitet e fundit ka punuar si prezantuese në klubin e famshëm turk.

Media në zi/ Ndahet parakohe nga jeta prezantuesja e njohur sportive,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto