Me tre vajzat e tij në jaht, bashkëshorti i kërkon një tjetër fëmijë Zamina Vasjarit: Duhet edhe një…

10:45 07/09/20202min173
60281-640-0-5a6b8d0dadc84

Zaimina Vasjari prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie me biznesmenin Klodian Asllanin, me të cilin ka dhe një vajzë me emrin Khloe. Çifti kanë bashkë më tepër se dhjetë vite, ndërkohë që artistja e bëri me dije identitetin e partnerit të saj në vitin 2018, gjatë shtatzënisë ku tregoi me një set fotografik edhe barkun e rrumbullakosur.

“Kur ne bëmë festën e ‘babyshower’ pati shumë mesazhe nga njerëz dyshues për identitetin e babait si dhe nga ata qe ishin kuriozë a ekzistonte një mashkull në jetën time dhe pse nuk e bëja publik. Prandaj vendosa që me setin e shtatzënisë ta prezantoja dhe babain e vajzës time si dhe partnerin e jetës time,” u shpreh Zaimina asokohe.

Biznesmeni ndërkohë ka dy vajza nga martesa e mëparshme, me të cilat Vasjari ka treguar se ruan raporte shumë të mira. Së fundmi Asllani ka pozuar me tre vajzat e tij, bashkë me Khloen e vogël dhe i ka bërë një kërkesë publike Zaiminës duke i çuditur të gjithë.

“Gocat e mia personale”, shkruan Klodiani në postimin e tij, ndërkohë që artistja ka komentuar disa emoji me zemra, të cilat partneri i saj nuk i ka lënë pa përgjigje. “Duhet edhe një çun zemra”, ka shkruar ai duke etiketuar bashkëshorten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto