Me temperaturë të lartë, Sara Hoxha flet më në fund për gjendjen shëndetësore

18:12 24/05/20213min92
Screenshot_4-16

Këngëtari i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze pak muaj më parë. Ata ndanë lajmin me ndjekësit dhe fansat në rrjete sociale, ndërkohë që kanë vendosur që portretin e Poem Blu Vula mos ta mbajnë të fshehur.

Këtë periudhë çifti kanë ndarë momente me vogëlushen në platformat online, ndërsa ditën e djeshme, Sara ka treguar se ka pasur temperaturë të lartë për shkak të mbingarkesës së qumështit të gjirit, gjë të cilën nuk e kishte marrë në konsideratë.

“Mbingarkesë qumështi që dje. Unë e nënvlerësova këtë gjë derisa më solli një temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Më duhet të filloj antibiotikë duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Kjo gjë duket se ka shqetësuar fansat dhe ndjekësit e blogeres, të cilët duken se e kanë pyetur për gjendjen e saj shëndetësore. Për shkak të kësaj, partnerja e reperit Vula ka treguar me anë të disa videove dhe përjetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto