“Më sillni vajzën ose do vras veten”, gjykata jep masën e sigurisë për të riun nga Fieri

12:50 22/09/20201min108
gjykata-fier-600x338-1

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 31- vjeçarin i cili pak ditë më parë kërcënoi se do të vriste veten, pasi bashkëshortja ishte larguar nga shtëpia bashkë me vajzën e tyre, për shkak të konflikteve që dy bashkëshortët kishin.

Pasi bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa 31-vjeçari kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike.

Elton Meta nga Peshtani i Fierit, kishte marrë një armë Kallashnikov dhe kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit, ku nën kërcënimin e armës, kërkoi që vajza e tij të rikthehej në shtëpi.

Ngjarja zgjati për disa orë, deri kur 31 vjeçari u bind nga forcat  policisë dhe RENEA që të dorëzohej.

Elton Meta akuzuohet për 4 vepra penale.  Kanosje, Kundërshtim i punonjësve të policisë, Armëbajtje pa leje, e Dhune ne familje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto