Më shumë se 2800 të gjobitur për mos mbajtjen e maskës/ Reagon Lleshaj: Policia, e detyruar nga ligji! Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe…

18:31 19/10/20202min114
lleshaj

Që nga data 15 tetor kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim dhe deri sot janë gjobitur me 30 miljë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili thotë se mbajtja e maskës frenon rrezikun e infektimit me Covid-19, duke shtuar se “policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.”

Reagimi i plote:

Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.

lleshaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto